Politike

Rikthimi i opozitës në tryezë, Soreca: Vendim i mirë, ‘Zgjedhorja’ të mbyllet pa vonesa

22 Maj 2020, 13:41 Nga DOSJA
Rikthimi i opozitës në tryezë, Soreca: Vendim i mirë,

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas vendimin të bërë publik nga Lulzim Basha se opozita do të rikthehet në Reformën Zgjedhore. Në një reagim në mediat sociale, Soreca shkruan se e mirëpret këtë vendim dhe duhet të rifillojë menjëherë puna për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian“, shkruan ai.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Vendimin Basha e bëri publik pas një takimi me ekspertët e PD, ku deklaroi se opozita do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të përfunduar procesin. Ai tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë këtë proces, pasi është e vendosur që t’i japin qytetarëve të drejtën e votës në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores luigi soreca lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores

Sondazh

Poll