Politike

“S’kam marrë asnjë dokument”, Meta i përgjigjet Ramës: Që ti gënjen nuk është më lajm as për të huajt

22 Maj 2020, 12:06 Nga DOSJA
“S’kam marrë asnjë dokument”, Meta i përgjigjet

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh se nuk kishte marrë asnjë dokument për zgjidhjen e krizës së Reformës në Drejtësi.

Në një reagim të shkurtër në mediat sociale, Meta shkruan se Platforma për Integrimin Europian i është paraqitur Ambasadores së Shba që në 8 prill 2020, dhe shton se ky është një fakt. Më tej ai shkruan se Rama gënjën tani nuk është më lajm as për të huajt, duke nënkuptuar se Kryeministri ka gënjyer dhe këtë herë.

Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, shkruan Meta.

Më herët Kryeministri Edi Rama, në një reagim në mediat sociale u shpreh se nuk kishte dijeni për asnjë dokument, por është gati që të ulet në takim me Presidentin dhe aktorët e tjerë politikë në vend. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta platforma e metes me 14 pika edi rama ilir meta platforma e metes me 14 pika

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 10:46

TIRANË- Presidenti Ilir Meta komentoi parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, se Aleanca për Teatrin do të kthehet në lëvizje qytetare e më pas në p...