Politike

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri përsërit thirrjet ndaj opozitës, letër Vasilit dhe Bylykbashit për t’u kthyer në tryezën e

22 Maj 2020, 11:07 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri përsërit thirrjet ndaj opozitës,

TIRANËBashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri u ka dërguar një letër përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, që të kthehen në tryezën e bisedimeve. Në letrën e dërguar përfaqësuesit të LSI, Petrit Vasili dhe përfaqësuesit të PD, Oerd Bylykbashi, Gjiknuri kërkon rikthimin në Këshillin Politik më 26 maj. Kjo është një thirrje e përsëritur e Damian Gjiknurit ndaj opozitës jashtëparlamentare, ku  e fundit ishte dy ditë më parë. Ditën e djeshme ndërkohë Gjiknuri doli kundër sistemit danez proporcional me lista të hapura, i propozuar nga SHBA,duke thënë se duhet më shumë kohë për një gjë të tillë, si dhe një klimë e qetë politike.

Opozita jashtëparlamentare brakstisi tryezën e bisedimeve pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje opozitës që të mos braktisë treyzën e reformës, pasi i është zotuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që do të reformojë sistemin.

Deri më tani palët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari. Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se nuk do të heqin dorë nga qeveria tranzitore, ndërsa akuzojnë Ramën, se kërkon të kapë administratën zgjedhore me militantë. Afati për mbylljen e reformës zgjedhore është 30 qershori, por palët janë zotuar se do ta përfundojnë brenda këtij muaji.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 10:46

TIRANË- Presidenti Ilir Meta komentoi parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, se Aleanca për Teatrin do të kthehet në lëvizje qytetare e më pas në p...