Politike

“Çdo fundjavë do jem këtu”, Meta: Kam bërë çdo gjë që të kishin një klimë pozitive, kanë ndodhur zhvillime shoku

22 Maj 2020, 10:18 Nga DOSJA
“Çdo fundjavë do jem këtu”, Meta: Kam

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konference për mediat ka bërë me dije se prej sot do javë do të ketë një konferencë me mediat për të folur për çështjet më të rëndësishme në vend. Meta tha, se ai ka bërë çdo gjë që të kishte një klimë pozitive në vend dhe të plotësoheshin sa më shumë kushte për provimin e qershorit që e bëjmë në BE.

“Çdo fundjavë do jetë këtu para jush për çështjet më të rëndësishme. Nisur nga zhvillimet shokuese në vend që kanë tronditur opinionin jo vetëm në Shqipëri. Më duhet të them se kam bërë çdo përpjekje, për të pasur një klimë sa më pozivitive pasi kemi provimin në qershor për BE-në. Kam bërë çdo gjë që të kemi një klimë pozitive që të përmbushim sa më shumë nga 15 detyrat. Ia kam dërguar Kryeministrit Edi Rama që po e bëj sot publike dhe ua kam dhënë dhe ambasadorëve dhe atyre që janë të interesuar”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim me gazetarët, ku i informoi ata për platformën me 14 pika që i ka dorëzuar palëve për të plotësuar angazhimet me Bashkimin Evropian, si dhe për të rikthyer opozitën në sistem. Meta tha se çdo të premte, do të ketë një konferencë me mediat. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Gjithashtu, Meta mohoi një parti të re, por nuk përjashtoi mbështetjen e një lëvizjeje të re politike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta konference 22 maj 2020 ilir meta meta konference 22 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 07:55

TIRANË– Zëvendës Kryeministri Erion Braçe është përfshirë në debatin për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit në protestën kundër shembjes së Tea...