Politike

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të prerë politikës: S’ka pazare dhe lojëra me Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi! Mban

22 Maj 2020, 09:16 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim mesazh të prerë politikës: S’ka pazare

TIRANË– Një ditë pasmesazhit të dhënë në Twitter, se Reforma në Drejtësi rrezikohet nga një marrëveshje e fshehtë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim iu bën thirrje liderëve politikë në Shqipëri të heqin dorë nga lojërat. Teksa po hynte në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, para marrjes së vendimit për gjyqtarin Luan Daci, (Lexo këtu), Kim u shpreh se SHBA-të dhe populli shqiptar presin realizimin me çdo kusht të Reformës Zgjedhore dhe asaj në Drejtësi. “S’ka më lojëra dhe pazare”, -tha Kim për gazetarët.

Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe të jetë pjesë e familjes evropiane. Ju nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore, ju nuk mund ta keni këtë pa reformë në Drejtësi. Këto të dyja s’janë pazare, por domosdoshmëri. Është koha të realizohen, jo për lojëra. Është koha të realizohet reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhorja. Është koha që liderët e drejtësisë të mbajnë fjalën para shqiptarëve. Kjo është ajo që shqiptarët dhe SHBA-të presin prej tyre.

Por pse u ashpërsua qëndrimi i amerikanëve me klasën politike në Shqipëri? 

Një ditë më parë, presidenti Ilir Metat takoi kryetarët e partive të opozitës, ku një ndër pikat e propozuara nga kreu i shtetit për rikthimin në sistem të opozitës është edhe moderimi i Reformës në Drejtësi. Përmes një drafti me 14 pika, Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik, që do të vendos për ndryshimet ligjore e Kushtetuese në Reformën në Drejtësi. Ky propozim duket se ka ngjallur edhe acarimin e SHBA. Ambasadorja Yuri Kim e cilësoi këtë aludim, si një marrëveshje për të sabotuar Reformën në Drejtësi. Rama e Basha akuzuan njëri-tjetrin për ndërhyrje, ndërsa sot pritet një komunikim nga presidenti Ilir Meta me gazetarët për këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi reforma zgjedhore yuri kim reforma ne drejtesi reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 07:55

TIRANË– Zëvendës Kryeministri Erion Braçe është përfshirë në debatin për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit në protestën kundër shembjes së Tea...