Marrëveshje për të vrarë reformën në Drejtësi? Meta: Ambasadorja se kishte për mua, jemi takuar shpesh
22 Maj 2020, 10:41Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në mesazhin e prerë që ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri sot, kur tha se liderët politikë duhet të mos e kthejnë në pazar Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi. Meta tha se me Yuri Kim është takuar shpesh, edhe jashtë vëmendjes së mediave.
“Detyra ime s’janë qëndrimet e ambasadorëve, por të jeni të bindur që vetëm për Ilir Metën nuk e kishte. Ta dini që e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se këdo, por s’kam njoftuar juve apo të porosis titra. Detyrat e mia i kam përmbushur me korrektësi. Këtë platformë që prezantoj ia kam çuar edhe ambasaodres me kërkesë të saj natyrisht.”,-tha Meta.
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim me gazetarët, ku i informoi ata për platformën me 14 pika që i ka dorëzuar palëve për të plotësuar angazhimet me Bashkimin Evropian, si dhe për të rikthyer opozitën në sistem. Meta tha se çdo të premte, do të ketë një konferencë me mediat. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Gjithashtu, Meta mohoi një parti të re, por nuk përjashtoi mbështetjen e një lëvizjeje të re politike.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se loja me maska për Reformën në Drejtësi ka mbaruar. Meta tha se nga tensionet për Reformën, përfiton vetëm ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot deklaratave të ambasaodres së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila u shpreh se është e shqëtësuar për lojëra...
TIRANË –Sekretari organizativ në PD, Eno Bozdo ka komentuar padinë e biznesmenit turk Adnan Polat ndaj partnerit të “e-Albania”, Sinan Idrizit, për marrëve...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konference për mediat ka bërë me dije se prej sot do javë do të ketë një konferencë me mediat për të folur për ç...
TIRANË– Një ditë pasmesazhit të dhënë në Twitter, se Reforma në Drejtësi rrezikohet nga një marrëveshje e fshehtë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të A...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku tregoi dokumentin me 14 pika që ia ka dërguar Edi Ramës, opozitës dhe të gjithë amb...
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur dokumentin me 14 pika që Presidenti Ilir Meta, i ka dorëzuar ambasadorëve, krerëve të partive opozitare dhe Kryeministrit Edi ...
Kosovë– Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit e quajti në seancën e djeshme në Kuvend, “analfabet me doreza të zeza”. Në një post...
Politike22 Maj 2020, 07:55
TIRANË– Zëvendës Kryeministri Erion Braçe është përfshirë në debatin për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit në protestën kundër shembjes së Tea...