Politike

Marrëveshja mes turkut dhe Idrizit për koncesionin e markimit të naftës, Bozdo: 3.5 milion euro shkuan në xhepat e Ramës

22 Maj 2020, 10:25 Nga DOSJA
Marrëveshja mes turkut dhe Idrizit për koncesionin e markimit të

TIRANË –Sekretari organizativ në PD, Eno Bozdo ka komentuar padinë e biznesmenit turk Adnan Polat ndaj partnerit të “e-Albania”, Sinan Idrizit, për marrëveshjen 3.5 milion euro, për markimin e naftës së kompanisë “GFI”.

Sipas Bozdos, Idrizi është një koperturë e kryeministrit Edi Rama dhe paratë kanë përfunduar në xhepat e këtij të fundit. Bozdo ka kërkuar nga Rama që të japë llogari se cili ishte roli i tij në këtë marrëveshje.

Pjesë nga fjala e Bozdos

Sinan Idrizi është personi që Edi Rama përdor si mbulesë për të çvatur koncesione. Edi Rama ësht përfshirë mes turkut dhe Idrizit për të blerë kompaninë e markimit të karburanteve. Edi rama duhet të japë përgjigjë se çfarë roli kishte Rama. Personi që Rama i dha 40 % të aksioneve të “Air Albania”. Idirizi vazhdon të bëjë binzes për të pasuruar Ramën me 3.5 milion euro dhe janë futur te xhepat e Edi Ramës. Nuk ka dyshim se ai është një koperturë për Edi Ramën.

Biznesmeni turk, Adnan Polat, i cili ka paditur biznesmenin Sinan Idrizi, i cili është njëkohësisht partner i “Air Albania”, për një marrëveshje për blerjen e një koncesioni nafte, ka dhënë një deklaratë për mediat turke, ku thekson, se pjesëmarrës në marrëveshje, ishte edhe kryeministri Edi Rama.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eno bozdo sinan idrizi eno bozdo sinan idrizi

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 07:55

TIRANË– Zëvendës Kryeministri Erion Braçe është përfshirë në debatin për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit në protestën kundër shembjes së Tea...