Politike

Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Shqetësim i drejtë, duhet që të gjithë aktorët politike të ballafaqohen e të shohim

22 Maj 2020, 10:35 Nga DOSJA
Meta i përgjigjet ambasadores Kim: Shqetësim i drejtë, duhet

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot deklaratave të ambasaodres së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila u shpreh se është e shqëtësuar për lojërat që po bëhen në Reformën në Drejtësi. Meta u shpreh se Kim ka të drejtë pasi aktorët politikë në vend po bëjnë lojëra dhe duhet një ballafaqim mes të gjitha palëve.

“Nuk kam parasysh Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, por e kam tek gjithëpërfshirja dhe mund të ketë një emër tjetër dhe një nivel më i lartë. BE kërkon përfshirjen në dialog të opozitës reale. Unë kam katër vite që them stop lojërat me Reformën në Drejtësi, prandaj them se ambasadorja ka të drejtë për atë që thotë. Shqetësimi është i drejtë, pasi akotrët politikë kanë luajtur dhe Presidenti nuk është aktor politik, por kreu i shtetit. Kam kërkuar gjithmonë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Tani që jemi në këtë situatë, përsëri presidenti është gati të ballafaqohen të gjithë, për të parë se kush ka bërë dhe kush po bën lojëra. Nuk po negocioj asgjë përveç këtyre 14 pikave. Këto i dinë të gjithë që në 8 prill, përfshirë ambasadoren e SHBA dhe ambasadorin britanik, që s’është më as në BE. E dinë të gjithë platformën e presidentit Meta, do të jetë kudo, që të shikojnë dhe vlerësojnë se çfarë ka kërkuar presidenti Ilir Meta, jo vetëm për Reformën në Drejtësi, por edhe për elementë të tjerë të mbarëvajta”, u shpreh Meta. 

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim me gazetarët, ku i informoi ata për platformën me 14 pika që i ka dorëzuar palëve për të plotësuar angazhimet me Bashkimin Evropian, si dhe për të rikthyer opozitën në sistem. Meta tha se çdo të premte, do të ketë një konferencë me mediat. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Gjithashtu, Meta mohoi një parti të re, por nuk përjashtoi mbështetjen e një lëvizjeje të re politike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta konference 22 maj 2020 yuri kim ilir meta meta konference 22 maj 2020 yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 07:55

TIRANË– Zëvendës Kryeministri Erion Braçe është përfshirë në debatin për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit në protestën kundër shembjes së Tea...