Politike

U emërua si këshilltar i Ruçit, Knut Fleckenstein: Mezi pres të bashkëpunoj me aktorët politikë, i lumtur që po punoni p

22 Maj 2020, 10:59 Nga DOSJA
U emërua si këshilltar i Ruçit, Knut Fleckenstein: Mezi pres

Tiranë- Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein ka reaguar për emërimin si këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.  Në një postim në Twitter Fleckenstein shprehet se mezi pret të bashkëpunojë me Ruçin dhe aktorët e tjerë politikë në vend.

“I lumtur që të punojmë drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kryetarit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.”, shprehet ai në një postim në Twitter.

Mëngjesin  e sotëm Dosja.al raportoi se Knut Fleckenstein, ish-eurodeputeti është emëruar këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për çështjet e integrimit.  Knut Fleckenstein është një politikan i njihur gjerman, anëtar i Partisë Social Demokratike, në Gjermani. Ai ka qenë edhe deputetet në Parlamentin Europian dhe deri në vitin 2019, në të cilën ka raportuar edhe për Shqipërinë.  Ai është akuzuar një vit më parë  nga ish-kryeministri Sali Berisha, se është i lidhur me rusët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike knut fleckenstein knut fleckenstein

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 10:46

TIRANË- Presidenti Ilir Meta komentoi parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, se Aleanca për Teatrin do të kthehet në lëvizje qytetare e më pas në p...