Politike

22 Maj 2020, 10:46 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta komentoi parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, se Aleanca për Teatrin do të kthehet në lëvizje qytetare e më pas në partinë e re të kreut të shtetit. I pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta, presidenti preferoi të mos jepte detaje për një parti të re, por shtoi se duhet një front demokratik që do të bëjë bashkë të gjithë qytetarët.

“Më vjen keq që e bëni ju këtë pyetje Ambrozia. Jam president deri në vitin 2022, s’kam asnjë lëvizje. Por Fronti për Demokraci është për të gjithë, ka nevojë për një front, të gjithë duhet të zgjohen dhe të marrin në dorë fatet e tyre.”,-tha Meta. 

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim me gazetarët, ku i informoi ata për platformën me 14 pika që i ka dorëzuar palëve për të plotësuar angazhimet me Bashkimin Evropian, si dhe për të rikthyer opozitën në sistem. Meta tha se çdo të premte, do të ketë një konferencë me mediat. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Gjithashtu, Meta mohoi një parti të re, por nuk përjashtoi mbështetjen e një lëvizjeje të re politike.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta partia e re e ilir metes edi rama ilir meta partia e re e ilir metes

Sondazh

Poll