Politike

Meta me laps e me letër: 1/3 e Shqipërisë është mbjellë me kanabis, 2/3 me beton, unë s’ndjek axhendën e Bashës dhe M

22 Maj 2020, 10:59 Nga DOSJA
Meta me laps e me letër: 1/3 e Shqipërisë është

TIRANE– Presidenti Ilir Meta sfidoi gazetarët se në rast se ai do të krijojë parti politike, siç deklaroi kryeministri Edi Rama dje, do të pranojë epitetin “gënjeshtar”. Presidenti solli gjithashtu në vëmendje, edhe deklaratën e prokurorit italian,  Nicola Gratteri, i cili tha se Shqipëria ka rritur sërish prodhimin e kanabisit, në 1/3 e sipërfaqes.

Unë s’kam ndjekur axhendën e Bashës dhe Monikës. Unë iu kam thënë ejani këtu, as t’i shtyjnë të tjerët të dalin dhe t’i zëvendësojnë në atë mënyrë të papërgjegjshme, me akt administrativ nga sekretari parlamentit, kur Kushtetuta jonë ka procedurë tjetër. S’duan të vazhdojnë me maska, të vazhdojnë. Unë jam ky që jam, po me Kushtetutën e Shqipërisë, Integrimin dhe Kosovën nuk bëj lojëra. Do ta përfundosh pyetjen vazhdo. Këtu do jemi, po bëra unë parti, eja më thuaj gënjeshtar. Por do mbështes çdo lëvizje që dënon dhunën kriminale, si ajo e kolegut Alfred Lela. Se në vend të merren me çunat problematikë, që siç tha prokurori i Anti-Mafias kanë mbjellë me kanabis 1/3 e Shqipërisë, se 2/3 janë beton. 

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim me gazetarët, ku i informoi ata për platformën me 14 pika që i ka dorëzuar palëve për të plotësuar angazhimet me Bashkimin Evropian, si dhe për të rikthyer opozitën në sistem. Meta tha se çdo të premte, do të ketë një konferencë me mediat. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Gjithashtu, Meta mohoi një parti të re, por nuk përjashtoi mbështetjen e një lëvizjeje të re politike.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta nicola gratteri partia e re e ilir metes edi rama ilir meta nicola gratteri partia e re e ilir metes

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 10:46

TIRANË- Presidenti Ilir Meta komentoi parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, se Aleanca për Teatrin do të kthehet në lëvizje qytetare e më pas në p...