Politike

VIDEO/ Tensionet politike në vend, Meta me gazetarët: S’po e sabotoj unë Reformën në Drejtësi, s’kam në plan të krij

22 Maj 2020, 08:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Tensionet politike në vend, Meta me gazetarët: S’po e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku tregoi dokumentin me 14 pika që ia ka dërguar Edi Ramës, opozitës dhe të gjithë ambasadorëve. Në fjalën e tij Meta mohoi se të kishte lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila hodhi akuza për sabotim të Reformës në Drejtësi. Sipas Metës, lojërat me maska i bëjnë aktorët politikë, ndërsa ai luan pa maska dhe është Kreu i Shtetit.

Presidenti iu bashkua shqetësimit të ambasadores dhe tha se palët politike dhe aktorët e tjerë duhet të ulen në një tryezë, të ballafaqohen dhe të kuptohet se kush bën lojëra politike dhe është sabotator i Reformës në Drejtësi. Një akuzë nuk mungoi as për Ardian Dvroranin, duke u shprehur se duhet të ishte larguar nga Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Meta tha se Dvorani është i jashtëligjshëm në institucionet e drejtësisë dhe hodhi akuza se ai mund të jetë një nga ata që pengon Reformën në Drejtësi.

Për sa i përket akzuave të Ramës se ai mund të krijojë një parti të re, Meta u shpres se deri në 22 korrik 2022 do jetë në zyrën e Presidentit të Republikës. Ai mohoi çdo deklaratë të Kryeministrit dhe tha se koha do e tregojë kush ka të drejtë dhe kush gënjen.

Në fund Presidenti njoftoi se nga kjo javë do ketë konferencë çdo të premte, ku do flasë për zhvillimet politike në vend.

(A.B. F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta konference 22 maj 2020 ilir meta meta konference 22 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 07:55

TIRANË– Zëvendës Kryeministri Erion Braçe është përfshirë në debatin për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit në protestën kundër shembjes së Tea...