E quajti analfabet/ Aktivisti nga Prishtina “i përvishet” Ramës: Dje në Kuvend kishte frymëmarrje të çakorduar, të ka
Kosovë– Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit e quajti në seancën e djeshme në Kuvend, “analfabet me doreza të zeza”. Në një postim të gjatë në Facebook, Gjinovci shprehet se Rama është “zënë ngushtë” nga oligarkët për truallin e Teatrit Kombëtar dhe se në Kuvend kishte një frymëmarrje të “çakorduar”. Ai e “këshillon” Ramën që të tregojë emrat e oligarkëve që i bëjnë presion, se vetëm në këtë mënyrë mund të “çlirohet “Shqipëria.
“Vërehej edhe sot si atëherë se shkëlqesia ishte, siç themi na në Kosovë: në nji zor të madh. Kryeministri është në zor prej oligarkëve të cilët siç duket po ia lypin parcelën në qendër të Tiranës, për borxhe që na s’i dijmë. Kryeministër, na i thoni emrat e oligarkëve që ju kanë shtrëngu kaq fort dhe na presionin e drejtojmë kah ata, e çlirohet edhe Shqipnia edhe ju prej tyne. E protestusit shpresoj të mos ndalen, deri sa të bijnë oligarkët, ose veglat e tyne, ose edhe ma mirë: t’gjithë bashkë.”, shprehet ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Nga fjalimi i sotëm në Parlamentin e Shqipnisë, i Kryeministrit të Shqipnisë, shkëlqesisë së tij Edi Ramës, është nji moment me randësi kah fundi i fjalimit të tij. Momenti kur flet për ndërtimin e teatrit siç ka qenë, ama, dikund tjetër. Ky moment lyp vëmendje, se aty merret vesh saktësisht ku është problemi. Pra, vendndodhja e teatrit, qendra e Tiranës ku do të ndërtohet teatri i ri dhe pjesa prapa tij që në fakt është pjesa ma me rëndësi, e cila, do të “zhvillohet” siç e tha disa herë atë natë në emisionin ku isha edhe unë në T7 vet shkëlqesia e tij. E shqiptarët e dijnë ç’do me thanë “zhvillimi” në termat e shkëlqesisë së tij, pra do me thanë ndoj kullë apo disa kulla dhjetëra katëshe. E shqiptarët po ashtu e dijnë kush i don e kush i ndërton ato: oligarkët.
Po ta dëgjoni me vëmendje, frymëmarrja e çakorduar e shkëlqesisë së tij ishte e ngjashme si vitin e kalum kur doli me folë për protestat masive të studentëve të lëvizjes Për Universitetin. Vërehej edhe sot si atëherë se shkëlqesia ishte, siç themi na në Kosovë: në nji zor të madh. Kryeministri është në zor prej oligarkëve të cilët siç duket po ia lypin parcelën në qendër të Tiranës, për borxhe që na s’i dijmë.
Kryeministër, na i thoni emrat e oligarkëve që ju kanë shtrëngu kaq fort dhe na presionin e drejtojmë kah ata, e çlirohet edhe Shqipnia edhe ju prej tyne.
E protestusit shpresoj të mos ndalen, deri sa të bijnë oligarkët, ose veglat e tyne, ose edhe ma mirë: t’gjithë bashkë.
Më 19 maj, kryeministri Edi Rama në një intervistë në televizion T7 në Kosovë, pati një debat me të riun. Rron Gjinovci i renditi argumentet e tij Ramës për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe për qeverisjen e Ramës. Por si rrallë herë kreu i qeverisë u përball me një rezistencë dhe para të riut ishte pa argumente. Gjinovci nuk i la hapësirë Ramës, që ky i fundit ta sulmonte apo fyente.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Lëvizje e re politike? Meta thirrje popullit për protesta: Të bashkohemi të gjithë në një lëvizje dhe të rivendosim dem
TIRANË- Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama u shpreh se Presidenti Ilir Meta po përgatitet për krijimin e një force të re politike, ky i fundit sot i ka bë...
“Jam i ngopur me pushtet”/ Thaçi flet hapur: Me padurim po pres Shkurtin, që të largohem
Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar së fundmi se mezi pret që të largohet nga skena politike. Në një intervistë për “Rubikon” ai ësh...
Akuzat e Kim për sabotim të Reformës në Drejtësi, Ngjela: Do fillojë goditja e fortë, Ramës i rrezikohen 4 ministra dhe
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, e cila u shpreh se po sabotohet Reforma në Drejtësi. Në një reag...
Berisha e akuzoi për lidhje me rusët/ Knut Fleckenstein merr postin e rëndësishëm në Shqipëri (PËRPLASJET ME ISH-KRYEMIN
Tiranë– Knut Fleckenstein, ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka marrë një detyrë të rëndësishme në vendin tonë. Burime...
‘Kur shkova në banjo pashë një bunker’/ Alfred Lelës s’i del e keqja: Ikim bashkë se më rrahin. Rama: Vd
TIRANË– Kreu i qeverisë, Edi Rama është përplasur sërish me gazetarin Alfred Lela. Gazetari Lela tha se edhe në godinën e rikonstruktuar Rama kishte ...
Shembja e Teatrit, Rama e tregon vetë: Ja çfarë diskutova me komisioneren e BE, folëm gjatë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama foli dhe për bisedën e zhvilluar me komisioneren e BE për shembjen e Teatrit Kombëtar.Në fjalën e tij në emisionin R...
E ftohur me Bashën? Kryemadhi: Na ka gjetur halli me ju, keq afër e keq larg, kemi tipa të ndryshëm por na bashkon objektivi
TIRANË– Kryetarja e LSI ka folur në emisionin “Open” në Top Channel rreth koalicioni opozitar duke thënë se PD dhe LSI kanë një objektiv të përbashkët.E py...
ME VIDEO: A mund të jetë Ilir Meta kreu i një opozite luftarake? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në studion e emisionit “Opinion”, lidhur me besimin që ai ka në lidershipin e partisë së tij.Ishte gazet...
Meta po krijon parti? Kryemadhi: Nuk besoj, duhet të jesh i ri që t’i biesh Shqipërisë rreth e qark…Ndërhyn Eni Vasili:
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Presidenti Ilir Meta mund të krijojë...