Politike

22 Maj 2020, 07:55 Nga DOSJA

TIRANË– Zëvendës Kryeministri Erion Braçe është përfshirë në debatin për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Braçe mbrëmë, teska Rama debatonte me tone të larta në një studio televizive, ka publikuar disa foto nga dhuna që ka pësuar ai dhe Kryeministri në vitin 1996.

Nga pamjet duket qartë Rama që është qëlluar në fytyrë dhe Braçe që ka shenja kudo. “Viti 1996. Kryeministri dhe zëvendëskryeministri, njëri publicist dhe aktivist, tjetri kandidat për deputet ditën e zgjedhjeve 26 maj 1996. Kjo është dhunë, kaq! Po ka dhe ca ditë, do flasim prapë”, shkruan Braçe.

 

 

VITI 1996: Kryeministri dhe Zevendeskryeministri, njeri publicist dhe aktivist, tjetri kandidat per deputet diten e zgjedhjeve 26 Maj 1996! KJO ESHTE DHUNE! KAQ! Po ka dhe ca dite, do flasim perseri!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Pas publikimit të këtyre fotove të shumta kanë qenë komentet, ku Braçe nuk ka përtuar as tu përgjigjet e të replikojë më qytetarë. Një prej komentetueseve është dhe motra e Taulant Ballës, e cila në Instagram rezulton me emrin Parisalba dhe shkruan “ndërkohe ai heq pantallonat në prime time, për të të tregu gërvishtjen të gjuri”, duke ironizuar gjesin e gazetarit Alfred Lela.

Braçe nga ana tjetër i është përgjigjur duke thënë “në fakt këta në foto nuk janë gërvishtur, janë copëtuar!”, dhe motra e Ballës replikon duke u shprehur “edhe na thonë në diktator. Këta janë kanibalë”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred lela dhuna ndaj braces erion brace motra e balles alfred lela dhuna ndaj braces erion brace motra e balles

Sondazh

Poll