Politike

“Jam i ngopur me pushtet”/ Thaçi flet hapur: Me padurim po pres Shkurtin, që të largohem

22 Maj 2020, 06:55 Nga DOSJA
“Jam i ngopur me pushtet”/ Thaçi flet hapur: Me padurim po

Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar së fundmi se mezi pret që të largohet nga skena politike. Në një intervistë për “Rubikon”  ai është shprehur se është i “ngopur” me pushtet.  Ndër të tjera Thaçi tha se po e pret me padurim shkurtin, që të largohet nga pushteti.

“Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë. Dhe i njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës, dhe e bëjë shumë qartë atë dallim të kompetencave. Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e  di cilit lider do ti ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vitesh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014. Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”, u shpreh Thaçi.

Ndërkohë, Hashim Thaçi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, pasi ka deklaruar se nëse ia kërkon Gjykata Kushtetuese ai është gati që të japë dorëheqjen. Thaçi u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e dekretit për mandatimin e Hotit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci qeveria e re ne kosove hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll