Bota

E teksa vendi i përfshirë nga pandemia, politikani, Avdullah Hoti  bëhet gati për Qeverinë e re

21 Maj 2020, 17:18 Nga DOSJA
E teksa vendi i përfshirë nga pandemia, politikani, Avdullah Hoti

KOSOVË- E teksa Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë akoma një vedim final, mandatari dhe politikani Avdullah Hoti  duket se është gati për formimin e qeverisë së re.

Këtë e ka bërë vet ai të ditur në një postim në rrjetet sociale ku thotë se  deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë shumë punë në ditët e para të Qeverisës së re për të rimëkëmbur  ekonominë e cila ka pasur rënie për shkak të pandemisë se Covid-19

 “Sot e diskutuam Programin Qeverisës me Grupin Parlamentar, një diskutim shumë përmbajtësor. Deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverise së re për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, dekreti i presidentit Hashim Thaçi për mandatarin është në pritje të vendimit final të Gjykatës Kushtetuese më 29 maj, pas kontestimit të saj nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pas rënies së Qeverisë Kurti kërkon që të bëjë zgjedhje të reja.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti kosove avdullah hoti kosove

Sondazh

Poll