Bota

Rriten shifrat e COVID-19 në Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame: Nuk mbajmë përgjegjësi për hapjen e xhamive gjatë Bajrami

21 Maj 2020, 14:06 Nga DOSJA
Rriten shifrat e COVID-19 në Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame: Nuk

MAQEDONIA E VERIUT-Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 40 raste të reja me COVID-19 nga 549 teste të kryera. Numrin më të madh të të prekurve e ka Shkupi dhe Tetova, të cilat konsiderohen zona me rrezik të lartë.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 111, ndërsa janë shëruar edhe 11 pacientë. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1898 raste me COVID-19, nga të cilët 1378 janë shëruar dhe 409 janë ende aktiv.

Qeveria ndërkohë pritet të shqyrtojë rekomandimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektiv, për kufizimet orare gjatë festës së Bajramit.Propozimi është kundërshtuar nga Bashkësia Fetare Isalme e cila është shprehur se nuk mban përgjegjësi për hapjen e xhamive, ndërsa ka njoftuar edhe masat sesi do të realizohen ritualet fetare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid19 koronavirusi ne maqedonin e veriut covid19 koronavirusi ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll