Bota

Akademiku Merkoçi zhvillon bashkëbisedim mbi punën kërkimore në Spanjë

21 Maj 2020, 14:30 Nga DOSJA
Akademiku Merkoçi zhvillon bashkëbisedim mbi punën

TIRANË- Akademiku shqiptar Arben Merkoçi, me veprimtari profesionale në Spanjë, zhvilloi një bashkëbisedim mbi punën kërkimore, aspektet e rritjes personale që sjellin sukses në fushën e tij dhe ndikimi i teknologjisë në shkencë.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale ku thuhet se: “Prof. Merkoçi tregoi se ku mund të kërkojmë pasionin për shkencën, si mund të arrijmë të shkojmë nga laboratori në nje start-up e ç’është më e rëndësishme si mund ta bëjmë të gjithë këtë në një mënyrë etike e të denjë”.

Prof. Arben Merkoçi, është Drejtues Kërkimor i Nanobioelectronics and Biosensors Group pranë Catalan Institute of Nanoscience and Nanotechnology (ICN2), ai gjithashtu drejton edhe njësinë kërkimore “NANOAlb” në Shqipëri.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arben merkoçi arben merkoçi

Sondazh

Poll