Bota

Zëvendësoi Abu Bakr al-Bagdadi pas vrasjes, kapet ‘shefi i ri i ISIS’ nga inteligjenca irakene

21 Maj 2020, 14:46 Nga DOSJA
Zëvendësoi Abu Bakr al-Bagdadi pas vrasjes, kapet ‘shefi i ri i

IRAK- Abdul Nasser Qirdash, i cili është  drejtuesi i ri i ISIS është arrestuar nga oficerët e inteligjencës irakene, ditën e sotme. Megjithatë është e paqartë se se si dhe ku është kapur. Shërbimet irakiane të sigurisë thanë vetëm se ata e arrestuan bazuar në ‘inteligjencën e saktë’.

Ai ishte ‘kandidati për të zënë vendin e terroristit Abu Bakr Al-Bagadi ” pas vrasjes.  Ai ishte kreu i një prej komisioneve më të larta të grupit terrorist dhe shërbeu nën regjimin’ e Abu Musab Al-Zarqawi, i cili drejtoi një prej grupeve që i paraprinë ISIS-it. Gjithashtu ai ndihmoi gjithashtu trupat komanduese gjatë betejës së Baghouz por u kap nga forcat kurde në mars të vitit të kaluar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se udhëheqja e ISIS po kalonte trazira në tetor të vitit të kaluar pasi konfirmoi se al-Bagdadi ishte vrarë në një sulm amerikan në kompleksin e tij në Idlib, Siri.

Burimi: DailyMail

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota abdul nasser qirdash irak abdul nasser qirdash irak

Sondazh

Poll