Bota

Aksesori i ri për tavolinat në restorante, dizajneri franzez krijon mbrojtësen nga Covid-19 (FOTO)

21 Maj 2020, 13:32 Nga DOSJA

FRANCË– Në mbarë botën ka ndryshuar totalisht mënyra e jetetës, pasi rregullat e reja kundër Cov id-19 po i privojnë njerëzit për shumë gjëra që më parë mund t’i realizonin pa kufizime.

E pavarësisht rihapjes së shumë dyqaneve, bareve dhe restoranteve  është sërish e vështirë që gjithçka t’i rikthehet realitetit.

Për këtë shkak teksa duhet të zbatojnmë shumë rregulla  ndaj Covid-19, një  dizenjues francez ka propozuar një mburojë plastike për restorantet, si një mënyrë që klientët të ndihen më të sigurt, në këtë periudhë pandemie. Për këtë aksesorë të ri intersi është i madh nga disa shtete, përfshirë Francën, Belgjikën, Kanadanë, Japoninë dhe Argjentinën.

Nga makinat e dezinfektimit, tek ndarjet me xhama  e deri tek mburojat plastike, këto janë disa nga zgjidhjet e propozouara për baret dhe restorantet, për t’i bërë klientet të ndihen të sigurt nga pandemia.

Stilisti francez ka propozuar një llampadar gjigand prej plastike, transparent, në kohën kur klientët konsumojnë vaktet në restorant.

Kjo mburojë në formë cilindri varet me një kabllo nga tavani dhe ka një hapësirë në anën e pasme, në mënyrë që klienti të ulet dhe të ngrihet pa pasur nevojë të përkulet.

Christophe Gernigon, tha që modelet që tashmë janë në treg, dhe ngjasojnë pak me kabinat në dhomat e vizitave të burgut.

“Doja ta bëja atë më magjepsëse, më të lezetshme.”- u shpreh ai.

Mësohet se aksesori Plex’Eat do të nisë të prodhohet javën e ardhshme dhe pritet të kushtojë rreth 150 € për një cope, por çmimi përfundimtar ende nuk është vendosur. Deri më tani për dizajnin ka shfaqur interes Franca, Belgjika, Kanadaja, Japonia dhe Argjentina.

Deri më tani në rang global janë 5,090,977 të infektuar, 329,761 viktima dhe 1,9 milionë të shëruar, që prej fillimit të shpërthimit. Por Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Burimi: ifitshipitshere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll