‘Rama bëri një hap pas’/ Kryeministri premtoi rindërtimin e Teatrit siç ishte, deputeti nga Kosova i ‘për
21 Maj 2020, 15:28Nga DOSJA
KOSOVË– Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama sot në foltoren e Kuvendit lidhur me projektin e rindërtimit të Teatrit Kombëtar.
Në reagimin e tij, Aliu shkruan se premtimi i Ramës për ndërtimin e Teatrit të ri me të njëjtin projekt siç ka qënë është një hap pas në retorikën politike të kreut të qeverisë, i cili sipas tij pranon indirekt vlerat e godinës.
“Që në fillim, të thuash se do ta ndertojmë teatrin sipas të të njejtit projekt në një vend tjeter e pranon vlerën e teatrit të vjetër. Kjo për mua është kulmi i kësaj çmendurie shkatërrimtare. Ky tanimë është nje hap prapa i Ramës. Një ndertese arkitektonike i rritet vlera me kohën dhe vendin, pasi lidhet me kujtesën e komunitetit dhe shndërrohet në objekt identitar pavarësisht se mund të mos plotësojë më kërkesat për destinimin që ka,”-shkruan deputeti i Kosovës.
POSTIMI I PLOTË:
Sapo degjova fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në kuvend dhe nuk po arrij të besoj atë që tha në fund të fjalimit të tij. Me aq sa degjova, ai tha se në vendin ku u rrënua teatri i vjetër do të ndërtohet teatri i ri modern ndërsa në një vend tjetër do ndërtojnë teatrin kopje sipas projektit të teatrit të vjetër. Kjo për mua është kulmi i kësaj çmendurie shkatërrimtare. Që në fillim, të thuash se do ta ndertojmë teatrin sipas të të njejtit projekt në një vend tjeter e pranon vlerën e teatrit të vjetër. Ky tanimë është nje hap prapa i Ramës. Një ndertese arkitektonike i rritet vlera me kohën dhe vendin, pasi lidhet me kujtesën e komunitetit dhe shndërrohet në objekt identitar pavarësisht se mund të mos plotësojë më kërkesat për destinimin që ka. Teatri i vjetër është më shumë monument se sa teatër dhe për të plotesuar nevojat e sotme për teatër nuk ka kuptim të rindertohet i vjetri diku tjetër. Atje ku do rindërtohej, teatri i vjetër, më as nuk do ta kishte as vlerën e mëparshme dhe as nuk do të ishte i dobishem pasi nuk do plotesonte kërkesat. Kopja e teatrit të vjetër në një vend tjetër do të ishte nje kiç qesharak. Ajo eventualisht do të mund të bëhej në ndonjë kopësht të stilit Disneyland. Tirana sigurisht ka nevojë edhe për teatër të ri por njëkohësisht ka nevojë edhe për objektin identitar të saj. Prandaj ajo që do duhej bërë është saktësisht e kundërta e asaj që Rama tha sot. Tani pas rrënimit ndërtesa e vjetër do të duhej rindërtuar ashtu siq ishte, ndërsa një teatër i ri në një vend tjeter. Teatri i ri do të mund të mund të ndërtohej aty ku Rama po e mendoka ndërtimin e kopjes së teatrit të vjetër.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
IRAK- Abdul Nasser Qirdash, i cili është drejtuesi i ri i ISIS është arrestuar nga oficerët e inteligjencës irakene, ditën e sotme. Megjithatë është e paqartë ...
KINË– Kina po propozon të fusë një ligj të ri sigurise në Hong Kong që mund të ndalojë ngacmimin dhe tradhtinë.Masa ka të ngjarë të provokojë një kundërsht...
TIRANË- Akademiku shqiptar Arben Merkoçi, me veprimtari profesionale në Spanjë, zhvilloi një bashkëbisedim mbi punën kërkimore, aspektet e rritjes p...
BRITANI– Janë publikuar shifrat e fundit përsa i përket infektimeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 338 viktima, ...
MAQEDONIA E VERIUT-Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 40 raste të reja me COVID-19 nga 549 teste të kryera. Numrin më të madh të t...
FRANCË– Në mbarë botën ka ndryshuar totalisht mënyra e jetetës, pasi rregullat e reja kundër Cov id-19 po i privojnë njerëzit për shumë gjëra që më parë mu...
KOSOVË –Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë, për të filluar dialogun me Serbinë. Ndërsa ka vizituar disa prodhues...
KINË– Ndonëse Kina ka një situatë më të qetë të koronavirusit, por ende frika ekziston për një valë të dytë të virusit.Ndryshe nga shumë qytete të tjera të...
RUSI– Rusia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku çdo ditë për më shumë se një muaj bilanci ditor i rasteve të reja kaloi mbi 1 mi...
SUEDI– Në një kohë që në të gjithë Evropën shtetet po lehtësojnë bllokimet e vendosura për koronavirusin, kurioziteti është shumë i madh në Suedi për të parë se...