Bota

Kosova e gatshme të rifillojë bisedimet me Serbinë, Kurti: Data varet prej Brukselit

21 Maj 2020, 13:30 Nga DOSJA
Kosova e gatshme të rifillojë bisedimet me Serbinë, Kurti: Data

KOSOVË –Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë, për të filluar dialogun me Serbinë. Ndërsa ka vizituar disa prodhues në Suharekë, Kurti është shprehur se po mban kontakte të vazhdueshme me të dërguarin e BE për bisedimet me Serbinë, Mirosllav Lajçak.

“Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Përsa i përket datës se kur do të fillojë dialogu, Kurti tha se është në dorën e Brukselit. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar pasi autoritetet kosovare vendosën taksë 100% për mallrat serbe dhe të Bosnje Hercegovinës. Qeveria në detyre e ka hequr taksën, duke e zëvendësuar me reciprocitet për mallrat serbe, por jo për ato boshnjake. Kjo masë ndërkohë është kundërshtuar nga Amerika.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu me serbine albin kurti dialogu me serbine

Sondazh

Poll