Politike

Abazi flet për herë të parë pasi lë qelinë, ngjitet në podium në protestë: Na frikësuan në seancë gjyqësore, nuk du

20 Maj 2020, 18:07 Nga DOSJA
Abazi flet për herë të parë pasi lë qelinë,

TIRANË– Boiken Abazi, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë ka folur për herë të parë pasi la qelinë e paraburgimit, ku u fut dy ditë më parë, pas protestës së parë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Abazi mori mikrofonin në dorë dhe u ngjit në podium ku deklaroi se në seancë gjyqësore e kishin kërcënuar me procedim penal, pasi i kishin thënë se e kishin kapur në flagrancë në protestë. Pavarësisht kësaj, kreu i Vetëvendosjes, i bëri thirrje qytetarëve që të mos dorëzoheshin.

Ju përshëndes të gjithëve të nderuar zonaj e zotërinj, vëlelzër e motra. Apra tre orësh ishin live nga seanca gjyqësore dhe po tentonin të na frikësonin përmes procedimit penal. Na thanë që na kishin kapur në flagrancë në protestë. Kur ishim në paraburgim, e vetmja gjë që donin ishte që protesta të vazhdonte. Kjo i jep kuptim edhe muajve rezistencë që kemi kaluar për teatrin. Të mos ndalemi dhe t’ja bëjmë të qartë atyre që e kanë kryer këtë krim se plani u ka dështuar. Njerëzit nuk kanë frikë,”- tha Abazi.

Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend. Paralelisht u zhvillohen protesta në Durrës ku përfudnoi me dy të shoqëruar dhe në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi protesta 20 maj 2020 boiken abazi protesta 20 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 17:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.I py...