Politike

Mbyllet protesta, Budina: Nesër në 11:00 te Prokuroria, do mbledhim firmat për peticionin qytet më qytet

20 Maj 2020, 17:44 Nga DOSJA
Mbyllet protesta, Budina: Nesër në 11:00 te Prokuroria, do mbledhim

TIRANË– Regjisori Robet Budina ftoi të gjithë qytetarët që të nesërmen të mblidheshin në orën 11:00 përpara Prokurorisë së Posaçme, të njohur ndryshe si SPAK, dhe të kërkonin që të kishte një reagim në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar dhe nisjen e hetimeve.

Budina ftoi të gjithë qytetarët që të firmosnin peticionin ku kërkohet rindërtimi i Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën mënyrë.

“Të dashur qytetarë, mendoj se sot e kryem funksionin tonë. Sot kur hapëm protestën thamë që kemi një peticion që duhet ta firmosni të gjithë. E dyta, nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve që të shkojmë para prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të kërkojmë që të fillojnë hetimet. nga pasnesër do të dalim qytet më qytet të mbledhim firmat e peticionit që teatri duhet të jetë aty ku duhet. Dhe nëse nuk ka reaguar prokuroria do t’ju njoftojmë se si do të procedojmë. Jemi njerëz që kemi vepruar institucionalisht dhe lufta për demokracinë është e gjatë dhe ka nevojë për ju. Ne do të fitojmë me paqe dhe qytetari. Ju falenderoj për këtë model qytetarie që treguat të gjithë së bashku në këtë protesta,”- tha Budina.

Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend. Paralelisht u zhvillohen protesta në Durrës ku përfudnoi me dy të shoqëruar dhe në Shkodër.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta 20 maj 2020 robert budina protesta 20 maj 2020 robert budina

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 17:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.I py...