Politike

Aulon Kalaja: Më është rrezikuar jeta, Teatri u shemb 30 sekonda pasi dola nga godina, ju betohem që kisha fadromën mbi kok

20 Maj 2020, 17:58 Nga DOSJA
Aulon Kalaja: Më është rrezikuar jeta, Teatri u shemb 30 sekonda

TIRANË– Aktivisti Aulon Kalaja ka treguar se i është rrezikuar jeta nga shembja e Teatrit Kombëtar. Teksa mori mikrofonin dhe u ngjit në podim, Kalaja tha se 30 sekonda para se të shembej godina e Teatrit, ai ndodhej brenda dhe nuk kishte as valë në telefon.

Pasi u betua se kjo gjë ishte e vërtetë, Kalaja tha se i ishte vënë jeta në rrezik e se RENEA-t që kishin ardhur të armatosur, nuk e kishin vënë re fare.

Unë kam qenë një nga ata që e kam gdhirë tek godina e Teatrit Kombëtar. Na erdhi RENEA, me automatikë të mëdhenj e të vegjël dhe na zbarkoi. Kishin marrë masat mjeshtrat dhe ne morëm një vendim për të qëndruar tek Teatri Eksperimental. Isha brenda bashkë me katër persona. S’kisha as valë në telefon. Sapo dola nga aty, për 30 sekonda u shemb dhe u bë goditja. Ju betohem, isha brenda dhe kisha fadromën në kokë,”– tha Kalaja.

Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend. Paralelisht u zhvillohen protesta në Durrës ku përfudnoi me dy të shoqëruar dhe në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aulon kalaja protesta 20 maj 2020 aulon kalaja protesta 20 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 17:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.I py...