Politike

Gjobat për shqiptarët në Greqi, Rama jep lajmin me rëndësi: Do rimbursohen 100% nga qeveria

20 Maj 2020, 17:21 Nga DOSJA
Gjobat për shqiptarët në Greqi, Rama jep lajmin me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se të gjithë emigrantët shqiptarë kanë kaluar afatin 90 ditor dhe që do të gjobiten nga pala greke, do të rimbursohen. 

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë është shprehur se autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura. Ndërsa ato që janë vendosur nuk do të anulohen por do të rimbursohen 100% nga qeveria. 

NJË LAJM ME RËNDËSI. Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit. Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid-19. UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,“-shkruan Rama. 

Që në mbylljen e kufirit, një prej shqetësimeve kryesore të emigrantëve ka qënë kalimi i kohës së lejuar së qëndrimit. Disa qytetarë u gjobitën nga pala greke, pavarësisht marrëveshjes së arritur nga dy qeveritë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjobat e emigranteve edi rama gjobat e emigranteve

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 16:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...