Politike

Basha gati me planin opozitar kundër qeverisë: PD do të përvijojë hapat, ‘Zgjedhorja’ s’është përgjegjësia jonë

20 Maj 2020, 17:40 Nga DOSJA
Basha gati me planin opozitar kundër qeverisë: PD do të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion opozitar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për mediat pas protestës së opozitës për prishjen e Teatrit, Basha tha se PD dhe aleatët po përgatiteshin për aksion. 

I pyetur nëse opozita do të rikthehej që të përfunonte punë për Reformën Zgjedhore, kreu i PD-së tha se tryeza ishte përgjegjësi e maxhorancës. Më tej Basha shtoi se opozita nuk kishte më besim për t’u rikthyer dhe për të gjetur një dakordësi me sistemin që pritet të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. 

PRONONCIMI I PLOTË:

A do vazhdoni të jeni në krahë të artistëve?

Opozita ka një qëllim që t’u japë fund kushteve që padrejtësia shtyp qytetarët, padrejtësia e ka një emër: Edi Rama. Të gjithë forcat tona në një projekt ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Rama është investuar të ndalë rrugën europiane të Shqipërisë, dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo i jep një apel të painjorueshëm. Në ditët në vijim PD dhe opozita do të përvijojnë hapat për aksionin. Të shporrim me votë një hajdut kriminel dhe ordiner.

Kur dhe si do largohet Rama? Do riktheheni tek zgjedhorja?

Kemi treguar vullnet, por sot nuk është përgjegjësia jonë. Kanë hedhur në erë besimin. Me atë që ndodhi më 17 maj, PS dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces. Opozita nuk mund të jetë fasadë. Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistem zgjedhor. Ne jemi për lista të hapura dhe ndryshim sistemi dhe sistem dy dhomësh. Asgjë nuk do të ketë kuptim për sa kohë që kujdestarja e zgjedhjeve është hajduti i zgjedhjeve.

Bojkoti i opozitës jashtë parlamentare si një shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka kushtëzuar punimet duke ndërprerë Reformën Zgjedhore. Dy anëtarët e Këshillit Politik, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, u shprehën se ftojnë opozitën në tyrezë dhe se pa të nuk do bëjnë asnjë diskutim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha reforma zgjedhore edi rama lulzim basha reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 17:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.I py...

Politike 20 Maj 2020, 16:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...