10 mijë firma për rindërtimin e Teatrit siç ishte, Rama e mohon: Aaa, s’po them që ishte godinë fashiste por…
20 Maj 2020, 17:18Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” ka komentuar edhe peticionin e nisur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar njësoj si ajo që u shemb.
Në fjalën e tij, Rama tha se e vetmja mënyrë që peticioni të funksiononte është që të gjithë ata që duan rindërtimin e godinës, njësoj si ajo që u shemb, është që opozita të vijë në pushtet dhe të mbajë premtimin e saj. Kështu Rama ka ‘shuar’ mundësinë që Teatri të rindërtohej ashtu siç edhe ishte.
PJESË NGA INTERVISTA:
Edi Rama: Ç’domethënë të ndërtosh siç ka qënë? Ma thoni për kuriozitet. Në Berlin ishte temë bisede me një mik gjerman, në mes të qytetit u shemb Pallati i Republikës. Për kuriozitet…
Pyetje: Synon 10 mijë firma?
Edi Rama: Sa ka marrë? Aaaa. Dakord mor dakord në rregull. Se dhe fjala aktivist është bërë intersante bashkë me artist. Pallatin e Republikës e hodhën përtokë me një debat shumë të madh. U kundërshtua biseda e rindërtimit. Ishte një godinë që të linte pa frymë, mua kjo më la pa frymë se ra me një të shtyrë të govatës së eskavatorit. Ata thoshin; ishte godinë fashistë. Unë nuk e them që ishte godinë fashiste. Universiteti është monument kulture, edhe fasada e stadiumit që u ruajt. Pse ta rindërtojmë një godinë me tallash dhe qereste që italianët ndërtuan për të argëtaruar ushtarët. Godina është shembur me 70 vjet vonesë minimumi. Shty e shty dhe në atë skenë u poshtëruan yjet e skenës që vetëm kur vdesin kujtohen. U meruan atje, bashkë me publikun. Nuk mundën dot një ditë të jetës që të ndjehen njeri. Ky është qëndrimi im për 21 vjet. Pse atje? Sepse u shemb atje dhe është trualli më i mirë, Berisha donte që ta ndërtonte tek Piramida dhe ta bënte Teatrin shopping. Nuk e di ku i çuan pllakat, a për zyra, a për vila, a për banjo. Mua më ka ardhur në zyrë investitori gjerman. 10 mijë-20-30-200 mijë veta mund të gjenden për të firmosur për rindërtimin. Opozita të vijë të bëjë reformën dhe kur të shkojmë në zgjedhje të gjithë bijtë dhe bijat e Shekspirit ta kthejnë opozitën në pushtet dhe ta bëjnë Teatrin siç ishte.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një protestues mjaft i ngazëlluer dhe që të jepte përshtypjen se ishte në gjendje të dehur është ngjitur në podium gjatë protestës së sotme. Dosja....
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka firmosur peticionin, i cili kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euronews” ka folur për protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.Rama me ironi është sh...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zberitur sërish në shesh me një mesazh të koduar. Këtë radhë, Kryemadhi ka zgjedh...
Politike20 Maj 2020, 16:00
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...
TIRANË– Foto që shikoni më poshtë janë pankaratat që kanë zgjedhur sot protestuesit të nxjerrin në shesh. Mbi ta shkruhet “Ramavirusi”, “Skenë krimi”...
Kam qenë student i Gazetarisë, në mes të viteve ’90, kur Edi Ramës i dhanë një shqepje në dru. Në një situatë ende të paqartë. Ai pretendonte se ishin ‘leva pol...
SARANDË– Deputeti Artur Roshi ka vijuar të ketë përplasje me qytetarët e Sarandës, të cilët nuk e lejojnë politikanin të vijojë me ndërtimet e tij në një t...
TIRANË– Kur vetëm pak momente na ndajnë nga nisja e protestës kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në se...