Politike

Monika Kryemadhi firmos peticionin për rindërtimin e Teatrit, bashkë me të dhe Vasili e ish-deputetë të LSI-së

20 Maj 2020, 16:53 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi firmos peticionin për rindërtimin e Teatrit,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka firmosur peticionin, i cili kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte, në të njëjtin vend.

Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, shihet teksa Kryemadhi vë firmën e saj mbi peticion.

Peticioni i nisur nga artistët është firmosur edhe nga Petrit Vasili, e ish-deputetë të tjerë të LSI-së.

Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend.

Paralelisht po zhvillohen protesta në Durrës dhe Shkodër, për të njëjtën arsye.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi petrit vasili protesta 20 maj 2020 monika kryemadhi petrit vasili protesta 20 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 16:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...