Politike

“Shkër*ata, na ka vjedhur orët. Ik tashi”/ Nam në protestë, nipi i Mustafa Krujës nuk i lëshon mikrofonin biondes, Bas

20 Maj 2020, 17:11 Nga DOSJA
“Shkër*ata, na ka vjedhur orët. Ik tashi”/ Nam në

TIRANË– Një protestues mjaft i ngazëlluer dhe që të jepte përshtypjen se ishte në gjendje të dehur është ngjitur në podium gjatë protestës së sotme.

Dosja.al ka mësuar se ai është Klajdi Kruja, nipi i Mustafa Krujës, një prej personave që ka firmosur deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, i cili teksa fliste për qeverinë dhe e akuzonte atë edhe për vjedhje orash, një vajzë bionde kërkonte që të merrtë mikrofonin.

Por Kruja, nuk dorëzohej.

Madje në një moment, kur vajza e kap nga krahu, ai e largon dhe i kërkon ta lërë të qetë.

“Ik anej ik tashi….ky shkër*ata që n aka vjedhur për gjithë këto vite, na vjedh edhe orët…ne jemi një qytet me 1 milionë banoprë, afër detit dhe afër bjeshkës,”- thotë ai ndër të tjera, ndërkohë që vazja pret në radhë për të folur.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, i cili po e dëgjonte ja plas të qeshurës. Bashkë me të qesh edhe Gazmend Bardhi e Albana Vokshi.

Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend. Paralelisht u zhvillohen protesta në Durrës ku përfudnoi me dy të shoqëruar dhe në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi gazmend bardhi lulzim basha albana vokshi gazmend bardhi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 16:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...