Politike

20 Maj 2020, 17:32 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

I pyetur për RENEA-t, Rama është përplasur me gazetaren Bruna Çifligu, duke u shprehur me ironi se efektivët duhet të konsultoheshin me mediat për aksionet e tyre.

PJESË NGA BISEDA:

Bruna Çifligu: Pse kanë qënë trupat RENEA në zonën e Teatrit dhe të armatosur?

Edi Rama: Është fatkeqësi e madhe që merreni me këtë çështje. Ishin tek ministrja e Brendshme, hipin në automjetet e tyre dhe ikin. Se pse iu shqetëson juve që RENEAT ishin brenda Ministrisë të armatosur për punën e tyre, unë këtë nuk e di.

Bruna Çifligu: Përse duhet të ishin aty?

Edi Rama: Sepse harruan t’ju pyesnin ju dhe kolegët ju. Harruan t’ju marrin mendimin tuaj për punën e tyre. Me Policinë jini mirënjohës se ka bërë sakrifica dhe mos e përbaltni me dyshime dhe fatazi

Bruna Çifligu: Ishte e ligjshme prania e atyre aty?

Edi Rama: Aty ku?

Bruna Çifligu: Në zonën e Teatrit!

Edi Rama: Ata ishin në godinën e Ministrisë së Brendshme, dolën dhe ikën. Nuk do konsultohen me mediat për punën e tyre. Gjithçka mund të ndodhë, dhe mund të futen në Ministri, dhe të hedhë një bombë. Është turp që i xhironi këto pamje. S’kishte lidhje me Teatrin fare, nuk panë as majtas dhe as djathtas. Ku hyn Policia aty? Bën punën e vetë, dhe duhet të jeni të gjithë të kënaqur që bën punën e vetë…Mendoj unë!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shembet teatri kombetar edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 16:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...