Politike

“Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje”, Kryemadhi sjell Teatrin e përlotur në protestë, kuptimi i godinës së st

20 Maj 2020, 16:01 Nga DOSJA
“Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje”,

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zberitur sërish në shesh me një mesazh të koduar. Këtë radhë, Kryemadhi ka zgjedhur të veshë një bluzë ku ka stampuar Teatrin Kombëtar që u shemb para pak ditësh, teksa godina qan.

Sipas përshkrimit të bërë nga vetë zyra e LSI-së, dy sytë e stampuara tregojnë që Teatri po vëzhgon, loti është symbol i një nëne dhe një gruaje.

Konkretisht stampimi ka këtë kuptim: Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje, dhe do ta rindërtoj aty ku ishte dhe ashtu sic ishte!

Protestën e kaluar, Kryemadhi kishte stampuar në bluzën e saj, aktorët e mëdhenj që kanë luajtur në Teatrin Kombëtar: Naim Frashëri; Sandër Prosi; Sulejman Pitarka; Kadri Roshi; Marie Logoreci; Drita Pelingu; Violeta Manushi; Liza Vorfi; Prokop Mima; Bujar Lako; Agim Qirjaqi dhe Marika Kallamata.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta 20 maj 2020 monika kryemadhi protesta 20 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 16:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...