Politike

Qytetarët protestojnë kundër prishjes së Teatrit, Rama s’e vret mendjen, jep intervistë ‘live’: Si do e bind PD dhe L

20 Maj 2020, 16:43 Nga DOSJA
Qytetarët protestojnë kundër prishjes së Teatrit, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euroneës” ka komentuar deklaratën e opozitës se nuk do të merrnin pjesë në Reformën Zgjedhore pas prishjes së Teatrit Kombëtar. 

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se OSBE nuk kishte dhënë asnjë rekomandim për Teatrin, por priste rezultate për tryezën politike, në mënyrë që reforma të implementohej në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

PJESË NGA NTERVISTA:

EDI RAMA: Koha nuk pret pasi reforma zgjedhore duhet të materializohet. Një nisëm e deputetëve duhet të hyjë dhe miratohet nga parlamenti. Kështu që kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që papritur e pakujtuar janë mbërthyer nga pasioni për Teatrin. Jemi në hapat e fundit, nëse duam që Refomën ta implementojmë në zgjedhjet e ardhshme. Ambasadorja amerikane për sistemin danez? E ka thënë ajo, apo e keni vënë ju në gojë. Nuk di të ketë një sugjerim të tillë sepse nuk është e përfshirë në një temë të tillë. Nuk është temë përsa më takon mua dhe ne, tema është e përcaktuar nga BE.

PYETJE: Shembja e Teatrit ashpërsoi klimën politike? Si do i bindni PD dhe LSI të kthehen në tryezë?

EDI RAMA: Teatri nuk është rekomandim e OSBE, është vendimmarrje e autoriteve. Është e debatueshme, e kundërshtueshme. Por nuk është çështje që mund t’i kalojë opozitës. Nuk shoh lidhje mes të dyjave në kuptimin që e shprehët ju. Por ka lidhje sepse opozita nuk ka treguar ndonjë vullnet për të kryer reformën zgjedhore, sepse e presim prej vitesh. Tek trualli ku janë spostuat sot kanë parë një shesh për përshesh pasi u ezaurua përsheshi i Astirit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tryeza zgjedhore edi rama tryeza zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 16:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19. Kështu, tashmë të gjitha t...