Aktualitet

Protesta në orën 17:30, Policia bllokon rrugën, nuk lejohen të vijnë nga Elbasani në Tiranë

20 Maj 2020, 13:33 Nga DOSJA
Protesta në orën 17:30, Policia bllokon rrugën, nuk lejohen

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka ngritur postblloqe në rrethrrotullimin e Bradasheshit dhe nuk lejon makinat që të dalin nga qyteti e më pas të të vijnë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se efektivët e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit ndalojnë çdo makinë dhe ushtrojnë kontroll të dokumentacionit të drejtuesve të automjeteve por edhe makinat.

Shumë vetura nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Tiranës, pasi sipas policisë këta drejtues nuk kanë justifikuar udhëtimin e tyre.

Ndërkohë nga opozita kanë nisur akuzat dhe janë shprehur se Policia po bllokon qytetarët që të vijnë në Tiranë e të bashkohen në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia elbasan protesta 20 maj 2020 protesta për teatrin kombëtar policia elbasan protesta 20 maj 2020 protesta për teatrin kombëtar

Sondazh

Poll