Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia arreston 5 persona: Njëri dhunoi bashkëshorteen, një u kap i dehur në timon

20 Maj 2020, 13:09 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia arreston 5 persona:

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 5 qytetarë për vepra të ndryshme penale. Në një njfotim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Po ashtu bëhet me dije se një tjetër është arrestuar për drejtim i mjetit pa leje, një tjetër ishte në gjendje të dehur. Tashmë materialet për të pestë të arrestuartit janë dërguar në prokurorinë e Tiranë për hetime të mëtejshme

“Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Arrestohen dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  R. Z., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Bulevardi Blu” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi; J. N., 49 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Nënkalimi i Kodrës së Dellit” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.32 mg/l; G. G., 50 vjeç, pasi në Surrel është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l; B. K., 50 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane dhune ne familje policia e tiranes arrestime ne tirane dhune ne familje policia e tiranes

Sondazh

Poll