Politike

“U shkatërrua në përiudhën e errët”, Meta mesazh të koduar nga Shkodra, nuk komenton Teatrin: Jam në një vend të sh

19 Maj 2020, 18:12 Nga DOSJA
“U shkatërrua në përiudhën e errët”, Meta

SHKODËR– Presidenti Ilir Meta ishte sot në Shkodër, ku takoi Myftinë e Shkodrës në kuadër të Ditës së Shenjtë të Kadrit.

Pas takimit, Meta mbajti edhe një konferencë për mediat, nga ku u shpreh se kishte vizituar xhaminë e Parrucës, dhe kujtoi se si ajo u shkatërrua nga komunizmi.

“Dua të falenderoj Myftiun e Shkodrës për këtë mikpritje dhe për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në vijimësi. Zgjodha vetë që në këtë natë të bekuar të Kadrit të isha këtu në Shkodër, pasi Shkodra është simboli i besimit dhe në zemrën e çdo shqiptari patriot.

Është simboli i harmonisë dhe i bashkëjetesës. Vizituam xhaminë e Parrucës, e cila është ribërë dy herë, u shkatërrua në ’67, në periudhën më të errët të komunizmit, dhe u rikthye në periudhën e demokracisë. Siç e shohim sot, kjo xhami u rindërtua ashtu siç ishte. Ndaj edhe njëherë, dua t;ju uroj të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Shkodrës dhe Shqipërisë, Gëzuar këtë natë të bekuar dhe kujtoni mësimet e profetit Muhamed, i cili thot që besimi më i fortë është durimi,”- tha Meta ndër të tjera.

I pyetur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, Meta tha se nuk kishte dëshirë të fliste për gjëra të tjera.

Tani jam këtu përpara një vendi të shenjtë, dhe nuk jam këtu të flas për gjëra të tjera, pavarësisht se edhe çështja e Teatrit është e shenjtë,”– tha Meta më tej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta ne shkoder ilir meta meta ne shkoder

Sondazh

Poll