Politike

“Në errësirë të plotë, na sulmoi RENEA”/ Djali i dy artistëve Luarasi publikon foton me shenjat e dhunës së trup, tr

19 Maj 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Në errësirë të plotë, na sulmoi RENEA”/

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar fotot ku shihen pasojat e dhunës së ushtruar mbi Eldon Luarasin, djalin e dy artistëve ikonë të Teatrit Kombëtar, Mihallaq dhe Edi Luarasi.

Në një status në Facebook, Alenca ka publikuar edhe dëshminë e Eldonit, i cili akuzon forcat RENEA, për dhunën e ushtruar mbi të, në orët e para të mëngjesit të 17 majit, moment kur u shemb edhe teatrit Kombëtar.

Në orën 4:30 të mëngjesit ishim të ulur në sheshin e teatrit kur befasisht u sulmuam nga një numër i madh forcash policore të Reneas të armatosur me armë automatike. Disa prej nesh u futën në brendësi të godinës së teatrit për t’u mbrojtur nga ky sulm. Në errësirë të plotë u ngjitëm në katet e sipërme dhe u mbyllëm në një dhomë të katit të tretë. Aty ishim: Robert Budina, Mirela Karabina, Eldon Luarasi, Besjona Vidrica, Ervin Goci, Arnen Sula, Ergin Zaloshnja, Fatos Paçrami dhe dy të tjerë. Ndërkohë që po tentonim të lajmëronim me telefona miqtë tanë për çfarë po ndodhte, dëgjuam zhurmat e fillimit të shembjes së godinës ndërkohë që ishim ende brenda. Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të teatrit ndërkohë që u përballëm me një mori forcash policore të armatosura të cilët na dhunuan fizikisht dhe verbalisht duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të teatrit sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrimi. Në shesh u përballëm me qindra forca policore që mes dhunimeve fizike e verbale na nxorrën jashtë perimetrit të teatrit,”– shkruhet në denoncim, krah fotos.

Luarasi është një nga aktivistët dhe protestuesit që dolën në shesh për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eldon luarasi shembja e teatrit kombëtar eldon luarasi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll