Bota

U gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë, zbardhet shkaku i vrasjes së shqiptarit në Greqi, arrestohet autori

19 Maj 2020, 13:03 Nga DOSJA
U gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë, zbardhet shkaku i

GREQI-Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e 65-vjeçarit shqiptar në Artemidha. Si autor të ngjarjes policia ka arrestuar në 34-vjeçar shqiptar. Mësohet se ky i fundit punonte në ndërtim dhe ishte fqinj me viktimën. Sipas mediave greke, Shkak për vrasjen është bërë një borxh prej 130 eurosh, që viktima ia kishte marrë autorit dhe nuk mundi t’ja kthente.

Fillimisht ata kanë debatuar dhe më pas 34-vjeçari e ka shtrirë në tokë 65-vjeçarin, duke e qëlluar me shqelma dhe grushte.Në ditët në vijim, autori i vrasjes pritet të dalë përpara organeve të drejtësisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua 8 ditë më parë në Greqi, në oborrin e viktimës. Ai mori lëndime të forta në kokë dhe ndërroi jetë pak momente pasi kishte mbërritur ambulanca.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasja e shqiptarit ne greqi vrasja e shqiptarit ne greqi

Sondazh

Poll