Bota

Mbi 320 mijë viktima në të gjithë botën dhe 4.9 milionë të infektuar nga koronavirusi, ulen vdekjet në Brazil

19 Maj 2020, 12:38 Nga DOSJA
Mbi 320 mijë viktima në të gjithë botën dhe

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 320.609 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,917,473 qytetarë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.9 milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total  91.985 viktima dhe janë infektuar mbi 1.5 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar mbi 299 mijë infektuar dhe kanë vdekur 2.837 njerëz.

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  32.007  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 27.709 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar 28.239 mijë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll