Bota

Qeveria greke do të shpallë nesër planin e rimëkëmbjes pas Covid-19: Rihapja e turizmit dhe mbështetja financiare për biz

19 Maj 2020, 11:10 Nga DOSJA
Qeveria greke do të shpallë nesër planin e rimëkëmbjes

GREQI– Greqia është një prej vendeve që pavarësisht përhapjes së koronavirusit, ka punuar njëkohësisht edhe për rihapjen e vendit dhe nisjen e sezonit turistik.

Qeveria greke ka njoftuar prej javësh se nga 1 korriku do të rihapet sezoni veror për të gjithë turistët e huaj që dëshirojnë të pushojnë në Greqi.

Ditën e sotme Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë njoftuar se të mërkurën do të shpallin planin e qeverisë për rihapjen e tregut të turizmit në vend dhe për rifillimin e ekonomisë, pas gati dy muajsh izolim i shkak i Covid-19.

Duke qenë se rinisja e turizmit në Greqi përbën 18% të produktit të brendshëm bruto në këtë shtet, është elementi kyç që do të ndihmojë në rimëkëmbjes ekonomike, dhe sipas mediave vendase kjo do të përfshijë rihapjen e kufijve të vendit për turistët nga i gjithë Bashkimi Evropian dhe nga Izraeli prej datës 1 korrik.

Mësohet se zinxhirët e mëdhenj të hoteleve që operojnë mbi baza sezonale tashmë kanë miratuar protokolle të reja dhe masa sigurie për të mbrojtur stafin dhe mysafirët nga përhapja e Covid-19 në pritje të njoftimit të qeverisë për rihapjen e tyre, sepse hoteleve dhe restoranteve u është thënë që do të lejohen të punojnë  gjatë gjithë vitit duke rinisur nga 1 qershor.

Parashikimet e tyre do të bëhen më të qarta kur qeveria të njoftojë se çfarë masash specifike mbështetëse po planifikon për sektorin.

Lidhur me  ekonominë, qeveria duket se po planifikon një seri “masash të synuara” gjatë disa javëve dhe muajve të ardhshëm. Këto mund të përfshijnë një ulje të taksës me vlerë të shtuar në shërbimet e transportit dhe hotelierisë, subvencione për punonjësit në orë të reduktuara, një formë të kompensimit për pronarët e pronave që pësuan humbje si rezultat i uljes së qirave, mbështetje për huamarrësit, si dhe ulje të taksave për bizneset që janë dëmtuar nga bllokimi.

Masat e përhershme që mund të paraqiten të mërkurën për të forcuar tregun e punës përfshijnë disa ulje të pagesave të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit dhe punonjësit në përpjekje për të përmirësuar një rritje të parashikuar të papunësisë.

Deri më tani në Greqi janë konfirmuar  2.836  raste me Covid-19 dhe kanë vdekur 165 pacientë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është  se janë shëruar 1.374 persona me koronavirus që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: ekathimerini

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi kyriakos mitsotakis koronavirusi në greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...