Bota

Lajmi i mirë/ Laboratori kinez: Kemi gjetur ilaçin e ri që mund të ndalojë pandeminë edhe pa vaksina

19 Maj 2020, 12:15 Nga DOSJA
Lajmi i mirë/ Laboratori kinez: Kemi gjetur ilaçin e ri që mund

KINË– Në një  kohë që e gjithë bota po punon  për prodhimin e një vaksine  kundër Covid-19,  një lajm papritur por i mirë ka ardhur nga shkencëtarët në Kinë.

Mediat e  huaja shkruajnë se një laborator kinez ka prodhuar një ilaç që besohet se ka fuqinë të shkatërrojë koronavirusin.

Ndër të tjera mësohet se  kanë qenë shkencëtarët e Universitetit prestigjioz të Kinës Peking, të cilët po provojnë një ilaç i cili jo vetëm që mund të shkurtojë kohën e rikuperimit për pacientët e infektuar, por edhe të ofrojë imunitet afatshkurtër nga virusi.

Sunney Xie, drejtor i Qendrës së Inovacionit të Avancuar për Gjenomikë të Universitetit të Pekinit tha se ky ilaç ka qenë i suksesshme në fazën e testimit të kafshëve.

“Kur injektuam antitrupa neutralizues tek minjtë e infektuar, pas pesë ditësh ngarkesa virale u zvogëlua me një faktor prej 2.500. Kjo do të thotë se ky ilaç i mundshëm ka efekt terapeutik.”- u shpreh Xie.

Ilaçi përdor antitrupat neutralizues, të prodhuar nga sistemi imunitar i njerëzve për të parandaluar infektimin e qelizave, që ekipi i shkencëtarëve kinezë e ka izoluar nga gjaku i 60 pacientëve të shëruar. Një studim mbi kërkimin, u botua të dielën në gazetën shkencore Cell, dhe sugjeronte se përdorimi i antitrupave përbën një kurë të mundshme për sëmundjen dhe shkurtimin e kohës së shërimit. Kërkuesit thonë se ilaçi duhet të jetë gati për përdorim të gjerë më vonë këtë vit dhe në kohë për të parandaluar një rikthim të mundshëm të virusit në dimër.

Kujtojmë se virusi është shfaqur në Wuhan të Kinës prej në fund të dhjetorit të  2019, ku më pas u përhap edhe në mbarë  botën ku tashmë numërohen mbi 4.8 milionë pacientë të infektuar dhe mbi 300 mijë viktima.

Burimi: Thestatesman

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilaci kunder virusit koronavirusi në kinë vaksina kunder koronavirusit ilaci kunder virusit koronavirusi në kinë vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...