Bota

Publikohen shifrat e vdekjeve në Britaninë e Madhe, mbi 44,000 viktima nga Covid-19

19 Maj 2020, 12:51 Nga DOSJA
Publikohen shifrat e vdekjeve në Britaninë e Madhe, mbi 44,000 viktima

BRITANI E MADHE- Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar mbi 44,000, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga mediat vendase. Shifrat nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se 39.071 vdekje nga Covid-19 janë rregjistruar në Angli dhe Uells deri në 8 maj. Shifrat e fundit nga Regjistrimet Kombëtare të Skocisë, të publikura javën e kaluar, treguan 3,213 vdekje nga Covid-19 që janë regjistruar në Skoci deri në 10 maj.

Dhe shifrat e fundit nga Agjencia e Statistikave dhe Kërkimit të Irlandës Veriore, gjithashtu të botuara javën e kaluar, treguan se 599 vdekje të  shkaktuara nga Covid-19 ishin regjistruar në Irlandën Veriore deri në 13 maj. Së bashku këto shifra nënkuptojnë se deri tani 42.883 vdekje janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar.

1,211 pacientë të tjerë në Angli që kishin testuar pozitiv për Covid-19 kanë vdekur mes datave 9 dhe 17 maj, sipas shifrave të publikuara të hënën nga NHS Angli – të cilat, së bashku me shifra totale prej 42.883 vdekjeve të regjistruara, tregon se numri i përgjithshëm i vdekjeve për në Mbretërinë e Bashkuar tani është pak më shumë se 44,000.

Burimi: metro 

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll