Bota

Ulen vdekjet dhe rastet e reja në Brazil/ 674 viktima dhe mbi 13 mijë të infektuar në  24 orët e fundit nga Covid-19

19 Maj 2020, 12:27 Nga DOSJA
Ulen vdekjet dhe rastet e reja në Brazil/ 674 viktima dhe mbi 13

BRAZIL–  674 pacientë me koronavirus nuk kanë  mundur t’i bëjnë  ballë këtij virusi vdekjeprurës në Brazil në 24 orët fundit. Kështu me bilancin e sotëm Brazili numëron  16.792 të vdekur si shkak i Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku më tej ka njoftuar se janë rregjistruar të paktën 13.140 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 254.220 numrin e përgjithshëm  të të sëmurëve në Brazil.

Sot është parë një ulje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave  nga Covid-19, pasi dje u shënuan 816 viktima ndërsa sot vetëm  674.  Gjithashtu edhe numri i rasteve të reja është ulur në  13.140 nga  14.919 që ishte ditën e djeshme.

Deri më tani Brazili është vendi më i prekur në Amerikën Latine, sa i përket numrit të viktimave dhe të numrit të të infektuarëve. Por në rang global ky shtet renditet i katërti me numrin e rasteve me COVID-19 deri më tani.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...