Bota

EMRI/ Pjesë e grupit që grabitën dhe vranë biznesmenin në Itali, gjykata dënon me 23 vite burg shqiptarin, u ekstradua në

19 Maj 2020, 09:50 Nga DOSJA
EMRI/ Pjesë e grupit që grabitën dhe vranë biznesmenin

ITALI- Gjykata në Santa Maria Capua Vetere, ka dënuar Argit Turshilën me 23 vite burg për grabitjen dhe vrasjen e biznesmenit italian Pasquale Guarino. Bëhet fjalë për ngjarjen e 23 shtatorit të 2015-ës, ku disa grabitës, vranë biznesmenin në tentativën për të grabitur banesën e tij.

Sipas akuzës së Prokurorisë, e cila u pranua nga gjykata, Turshila është pjesë e grupit të grabitësve, i cili për një kohë të gjatë iu fsheh drejtësisë italiane. Më 6 tetor të 2017-ës, Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Turshila u arrestua në Dibër më 18 mars të 2018-ës në Dibër, pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Operacioni për arrestimin e tij u krye në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare. Përveç dënimit, Turshila duhet të dëmshpërblejë me 100 mijë euro gruan dhe dy djemtë e biznesmenit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota argit turshila vrasja në itali argit turshila vrasja në itali

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...