Bota

Shembja e TK, Partia Socialiste Evropiane bën thirrje për zgjidhe paqësore: Çështja e Teatrit nuk duhet përdorur për qël

19 Maj 2020, 11:40 Nga DOSJA
Shembja e TK, Partia Socialiste Evropiane bën thirrje për zgjidhe

Partia Socialsite Evropiane ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim, kreu i PES, Sergei Stanishev, është shprehur se përdorimi i Teatrit, për të krijuar ndasi mes qytetarëve është shqetësues.

Më tej ai shton, se përpjekjet e disa forcave politike për të nxitur përshkallëzimin e tensioneve, nuk i shërben as artistëve dhe as qytetarëve. Në fund Stanishev bën thirrje që kësaj çështje t’i jepet një zgjidhje paqësore, ndërsa kundërshton të gjitha përpjekjet për zaptimin e pronës publike dhe sabotimin e punëve publike.

Përdorimi i situatës së krijuar tek Teatri Kombëtar, pronë e Bashkisë së Tiranës, për të krijuar ndasi dhe polemika mes qyetarëve shqiptar është tepër shqetësuese. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim. Përpjekjet e disa forcave politike për të ndezur çështjen dhe për të nxitur përshkallëzimin e tensioneve, nuk i bën mirë as artistëve dhe as qytetarëve. Me respektin për qytetarët dhe të drejtën për të protestuar, PES bën thirrje për një zgjidhje demokratike dhe paqësore, për t’i dhënë fund krizëz te Teatri Kombëtar dhe ndalimit të zaptimit të pronës publike dhe sabotimit të punëve publike”, u shpreh Stanishev.

I gjithë komuniteti ndërkombëtar ka reaguar ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.  Ditën e djeshme nënkryetari i CDU, Johann Wadephul, një nga mbështetësit më të flaktë të Shqipërisë, vuri në dyshim qëndrimin e tij. Gjithashtu shembja e Teatrit Kombëtar është dënuar edhe nga ish-presidenti i KE, Donlad Tusk, Komisioni Evropian, delegacioni BE në Tiranë dhe parti të ndryshme evropiane.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota partia socialiste evropiane shembja e teatrit kombëtar partia socialiste evropiane shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...