Bota

Shembja e TK, konservatorët e BE dënojnë ashpër aktin dhe dhunën ndaj protestuesve: Shkelje e hapur e lirive, cënon vlerat

19 Maj 2020, 07:56 Nga DOSJA
Shembja e TK, konservatorët e BE dënojnë ashpër aktin dhe

BE-Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR), ka dënuar ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar. ECR ka vënë theksin tek mungesa e dialogut i cili u kërkua nga i gjithë komuniteti evropian dhe tek dhuna e përdorur në protestë.  Në reagimin e Konservatorëve thuhet se shembja e Teatrit shkon kundër vlerave europiane.

Deklarata e plotë

”Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë shpreh shqetësime në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe më konkretisht për aktin e paprecedentë të Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e trashëgimisë së madhe historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politikanët dhe komuniteti ekspert, duke protestuar kundër prishjes së planifikuar, Qeveria Rama shembi Teatrin Kombëtar në orën 04:30 të mëngjesit, nën praninë e rëndë të policisë që u përplas dhunshëm me protestuesit. Partia ECR dënon këtë shkelje të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga Qeveria Rama, veprime të papajtueshme me vlerat tona evropiane, dhe mbështet anëtarin tonë, Partinë Republikane, në përpjekjet e tyre për integrimin e Shqipërisë në proceset demokratike evropiane dhe rivendosjen e rregullit të ligjit në vend.”

Duhet theksuar se Partia Konservatore dhe Reformistëve Europianë, kanë qenë mbështetës që në fillim të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.  Jo vetëm kjo parti por i gjithë komuniteti evropian ka reaguar ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.  Ditën e djeshme nënkryetari i CDU, Johann Wadephul, një nga mbështetësit më të flaktë të Shqipërisë, vuri në dyshim qëndrimin e tij. Gjithashtu shembja e Teatrit Kombëtar është dënuar edhe nga ish-presidenti i KE, Donlad Tusk, Komisioni Evropian, delegacionii BE në Tiranë dhe deputetë të ndryshëm të PE.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota partia konservatore dhe reformiste evropiane shembja e teatrit kombëtar partia konservatore dhe reformiste evropiane shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...