Politike

Me kapele të zezë e syze, Stresi zbret në sheshin e protestuesve, krah për krah me miqtë

18 Maj 2020, 15:52 Nga DOSJA
Me kapele të zezë e syze, Stresi zbret në sheshin e protestuesve,

TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka dalë sot në sheshin e protestës së organizuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Veshur me bluzë të zezë, size e kapele të zezë, Stresi shihet në shesh, krah për krah me miqtë e tij.

Si gjithmonë, reperi ka zbritur në shesh, për të mbështetur Opozitën.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arkimed lushaj protesta 18 maj 2020 arkimed lushaj protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll