Politike

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Berisha i ashpër me Ramën: Djali i xhelatit rrafshoi historinë, meriton të hidhet në Lanë

18 Maj 2020, 15:41 Nga DOSJA
Prishja e Teatrit Kombëtar/ Berisha i ashpër me Ramën: Djali i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar prishjen e Teatrit Kombëtar si një akt genocid. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se dita e djeshme duhet që të ishte shpallur një ditë zie, pasi ndërtimi kishte një histori.

Gjithashtu në fjalën e tij, Berisha u shpreh se artistët që kishin luajtur në Teatër ishin anti-konformistë dhe edukonin shqiptarët duke vënë në skenë kryevepra botërore.

“Prishjen e Teatrit e cilësoj një genocid, rikthim në vitet ’60 nga etërit e Edi Ramës dhe ai ndëronte lumturinë e tij me ikonat e vjedhura. Zhdukja e bizhusë së këtij kryeqyteti, i cili ishte në rrafshin arkitektulor. Dua t’u them shqiptarëve se Tiranën e përshkuajnë si një vend shumë të bukur. Teatrin e kishte shumë të bukur në çdo rrafsh dhe me një histori. Brezat e rinj duhet ta dinë se asnjë institucion nuk ka bërë përpjekje antikonformiste sa Teatri Kombëtar. Kishte artistë korifenj. Artistë që i jepnin Hamletin, Otellon, Arturo Oi, ishin një zë ndryshe. Nuk them se ata nuk ishin pjesë konformiste, por në tërësinë e tyre ata paguan çmim me internime. Dhe historinë ua rrafshoi i biri i Xhelatit. I biri i Kristaq Ramës, që kur ata vinin në skenë Hamletin, ai skulptonte Enver Hoxhën. Është ditë zie. Gjëja e parë që më shkoi ndërmend, ishte shpallja e zisë kombëtare për rrafshimin e historisë. Është genocide kulturor. Motivi është i qartë; paraja, paraja, paraja.  Sot narkodiktatori meriton Lanën, jo zyrën që ka. E meriton të hodhët në Lanë sepse aty e ka vendin në koshin e plehrave të historisë. ,”-tha ish-kreu i PD-së.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.
(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta 18 maj 2020 sali berisha protesta 18 maj 2020 sali berisha

Sondazh

Poll