Politike

FOTO/ Monika Kryemadhi zbret e fundit në shesh, puthje e përqafime me protestuesit

18 Maj 2020, 15:34 Nga DOSJA
FOTO/ Monika Kryemadhi zbret e fundit në shesh, puthje e përqafime me

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbritur në shesh pas kryedemokratit Lulzim Basha dhe qytetarëve.

Siç shihet edhe në foto, e shoqëruar nga Floida Kërpaçi, Kryemadhi, e veshur me një bluzë të bardhë, ka filluar të takojë, përqafoëj e puthë protestuesit.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta 18 maj 2020 monika kryemadhi protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll