Politike

FOTO/ Shfaqet në shesh moderatorja që dikur gjente njerëzit e humbur, Aida Shtino mes protestuesve për shembjen e Teatrit Ko

18 Maj 2020, 15:24 Nga DOSJA
FOTO/ Shfaqet në shesh moderatorja që dikur gjente njerëzit e

TIRANË– Ndërkohë që ka nisur protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar, sipmatizantë të Opozitës, eksponentë dhe qytyetarë janë sulur në shesh. Mes tyre është vënë re edhe prania e ish-moderatores së emisionint “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino.

Prezencën e saj, Shtino e dokumentoi edhe me një video-live në Instagram, ku tregoi se ishte në mbështetje të protestuesve.

Shtino ka qenë pjesë e PDIU-së dhe aktualisht është në radhët e PR-së.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aida shtino protesta 18 maj 2020 aida shtino protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll